fbpx

Për një javë në Kuvend hyn në fuqi ligji për tokë ndërtimore

Për një javë në Kuvend do të hyjë në fuqi ligji për tokë ndërtimore. Me këtë nënkuptohet se kompetencat e plazheve të Ohrit dhe Strugës do ti takojnë shtetit, dh nuk do të jenë më në nivel lokal.

“Përshkak të të gjitha problemeve të cilat nuk po munden që ti zgjedhin autoritetet komunale, të njëjtat shteti vlerëson se është më mirë që të kujdeset vetë.”- ka deklaruar ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.

Në lidhje me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, drejtori i agjensionit për rrugët shtetërore Zoran Kitanov ka thënë se edhe tash është punuar në ndarjen e autostradës dhe nga muaji i ardhshëm do të punohet me intensitet të shpejtuar. Në lidhje me problemet të Eskim bankës dhe miratimin e kreditit ai ka thënë se krediti është miratuar mirëpo pritet që të përfundojnë procedurat.

Ministri Sugarevski ka paralajmëruar se autostrada Milladinovcë-Shtip do të lëshohet gjatë kësaj javë dhe në periudhën e ardhshme pa precizuar saktësisht do të fillojnë punimet e autostradës Shkup – Bllacë.

Ata në Ohër kanë vijuar procesin e fillim ndërtimit të rekonstruktimin të bulevarit Turistik në Ohër.

Miki Trajkovski