fbpx

Përgjimet, tensioni i Jakimovskit anuloi gjyqin

Tension i lartë i gjakut i ish-shefit të kabinetit të Sasho Mijalkovit, Toni Jakimovski, i akuzuar në rastin e përgjimeve të paligjshme, ishte arsyeja për shtyrjen e vazhdimit të gjykimit të rastit Target-Fortesa. Në momentin kur u morr në pyetje dëshmitari Zvonko Kostovski në sallën e gjyqit, Jakimovskit iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u thirr ndihma e shpejtë. Mjekët përfunduan se ka tension të lartë të gjakut dhe me pëlqimin e gjyqtarit, ai u transferua në spital. Përveç tensionit të lartë të gjakut, ndihma e shpejtë gjithashtu konstatoi lëvizje të rënduar të krahut të majtë dhe mjekët menjëherë rekomanduan që të kontrollohet nga një specialist. Përndryshe, Toni Jakimovski është në paraburgim në burgun e Kumanovës. Përveç tij, në rastin Target Fortesa është i akuzuar edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhe nëpunës nga DSK-ja.Të gjithë akuzohen për përgjim të paligjshëm shumëvjeçar.

Alsat