fbpx

Përmbyset kamioni me emigrantë në Meksikë, 25 të vdekur

Të paktën 25 të vdekur dhe 32 të plagosur nga një aksident rrugor në jug të Meksikës, ku një kamion me emigrantë të Amerikës Qendrore përfundoi i rrëzuar me kokë poshtë. Përplasja ndodhi në Chiapas, në kufi me Guatemalën, ku çdo vit mijëra njerëz nisin udhëtime të rrezikshme përmes Meksikës duke u përpjekur për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.