fbpx

Personat me aftësi të kufizuara, tenda para ambasadave

Iniciativa qytetare “5 në 12” dorëzoi në zyrën e BE-së 7 kërkesat të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe kushtet e personave me aftësi të kufizuara. Përfaqësues të kësaj organizate fajësojnë Institucionet se prej dy vitesh nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e tyre. Ata shprehen të zhgënjyer në veçanti nga trajtimi i ministrisë së Punës Sociale ndërkaq kërcënojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh as nga përfaqësuesit e BE-së, do të marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit si dhe do të vendosin tenda para përfaqësive diplomatike Evropiane.