fbpx

Portugalia sfidon Ukrainën, Franca në Moldavi

Eliminatoret e “Euro 2020” vazhdojnë sot me ndeshjet e grupit të Shqipërisë, e cila përballet në Shkodër me Turqinë. Në fushë janë njëkohësisht edhe kundërshtarët e saj në rrugëtimin drejt Europianit, me Francën që udhëtoi drejt Moldavisë, si dhe me rivalen e radhës të kuqezinjve, Andorrën, që pret Islandën, po në të njëjtën orë.

Në fushë zbresin edhe skuadrat që rivalizojnë me Kosovën, e cila e kishte pushim në ditën e parë të kualifikuesve dhe e shfrytëzoi duke luajtur miqësore me Danimarkën. Bullgaria pret Malin e Zi, një sfidë e cila do të tregojë se kush do të jetë pretendente në këtë grup për vendin e dytë, ndërsa Anglia pret Republikën Çeke.

Gjithashtu, sot në fushë zbret edhe fituesja në fuqi e turneut, Portugalia e Kristiano Ronaldos e cila përballet me Ukrainën. Kurse në sfidën tjetër, Luksemburgu do të luajë shanset e veta për një surprizë me Lituaninë.

 

Grupi A
Bullgari-Mali i Zi 18:00
Angli-Republika Çeke 20:45

Grupi B
Portugali-Ukrainë 20:45
Luksemburg-Lituani 20:45

Grupi H
Moldavi-Francë 20:45
Andorra-Islandë 20:45
Shqipëri-Turqi 20:45