fbpx

PPE-ja fillon procedurën e pezullimit ose përjashtimit të Orban dhe partisë së tij

Prime Minister of Hungary Viktor Orban gestures as he gives a joint press conference with his Polish counterpart (not in picture) at the Hungarian parliament in Budapest on January 3, 2018. / AFP PHOTO / Attila KISBENEDEK (Photo credit should read ATTILA KISBENEDEK/AFP/Getty Images)

Sot u kërkua zyrtarisht përjashtimi ose pezullimi i kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban dhe partisë së tij “Fidesz” nga 12 parti anëtare të Partisë Popullore Europiane (PPE), një vendim që mund të merret më 20 mars, njoftoi presidenti i PPE-së, Joseph Daul.

“12 parti anëtare të PPE-së, nga nëntë vende kanë kërkuar përjashtimin ose pezullimin e Fidesz. Kjo do të jetë çështja që do të debatohet gjatë asamblesë politike të 20 marsit. Vendimi i përket të gjithë anëtarëve të PPE-së dhe nuk mund të parashikoj se cili do të jetë përfundimi i bisedimeve”, shpjegon Joseph Daul.

“Gjatë mbledhjes së 20 marsit, ne do të diskutojmë për situatën e Fidesz. Madje ne do i japim gjithashtu Fidesz mundësinë që të shprehet”, theksoi ai.

“Vetëm asambleja politike mund të përjashtojë ose pezullojë një parti anëtare. Ne nuk mund të parashikojmë vendimin e asamblesë politike”, vazhdoi Daul.

Kryeministri hungarez Viktor Orban i hodhi benzinë zjarrit para 10 ditësh duke zhvilluar një fushatë të ashpër kundër presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, anëtarë ashtu si ai i PPE-së, duke akuzuar Brukselin se po mbështet imigracionin, një çështje shumë delikate në Hungari.