fbpx

Prej sot e deri të shtunën, regjim i ndryshuar komunikacioni në autostradën Gjevgjeli – VK Bogorodicë

Regjim i ndryshuar komunikacioni vendoset prej sot e deri të shtunën në drejtimin rrugor Gjevgjeli – vendkalimi kufitar Bogorodicë, informon LAMM.

Shkak për regjimin e ndryshuar të komunikacionit janë aktivitetet ndërtimore për vendosje të gropave induktive që do të kryejë ndërmarrja “Viadukt Trejd” në tre ditët në vijim.