fbpx

Presidencialet, Ademi: BDI-ja do të ketë dy vështirësi të mëdha në këto zgjedhje

Sipas ekonomistit dhe analistit Visar Ademi, i ftuar në emisionin “Programi 200”, BDI-ja do të ketë dy vështirësi të mëdha në këto zgjedhje presidenciale. E para, BDI-ja do të ketë probleme me grupet konservative ose nacional-romantike në grupet e saja, të cilat do të kenë të vështirë të votojnë kandidatin e LSDM-së. Ndërsa pika e dytë do të jetë ajo e votuesve më liberalë të cilët do të arrijnë në konkluzione dhe do të bëjnë pyetjen: a na duhen më partitë me ndarje etnike?