fbpx

Presidencialet, fokusi të shqiptarët dhe të papërcaktuarit

Pjesa e dytë e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve u fokusua të qytetarët e papërcaktuar dhe vota shqiptare. Kandidati për president Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe partitë e koalicionit, tha se qytetarët që kanë vendosur të bojkotojnë, duhet të ri-mendohen, sepse qëndrimi i tyre në shtëpi gjatë së dielës, do të favorizonte kundër-kandidaten e tij, VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin. Pendarovski vazhdimisht ka theksuar se program i tij është pro-evropian dhe me vizionin për një shtet të të gjithë qytetarëve, pa dallime, fetare apo etnike.

Për këtë vendim është i rëndësishëm çdo qytetarë. Zëri i gjithë secilit është i rëndësishëm. Është i rëndësishëm zëri në kuti, por edhe i atyre që në raundin e parë kanë qëndruar në shtëpi. Edhe njëri edhe tjetrin përcjellin mesazh të rëndësishëm, dhe ai mesazh është pranuar. Ju siguroj se do ta kritikoj çdo qeveri që nuk do të dëgjojë zërin e qytetarëve. Do të gjykoj ndonjërin që nuk do të veprojë për të drejtat e qytetarëve, që do të punojë kundër demokracisë dhe drejtësisë dhe që do tentojë të krijojë ndarje dhe konflikte”- theksoi Stevo Pendarovski

Kryeministri Zoran Zaev, nga tubimi në Ohër tha se vetëm të bashkuar mund të tejkalohen të gjitha barrierat, duke përmendur këtu si kundër shembull, retorikën e përdorur nga kandidatja e mbështetur nga partia opozitarë maqedonase, VMRO-DPMNE.

Krahu tjetër nuk i dashka shqiptarët. Ja si mbaron fushata. Madje edhe kandidati i tretë, thërret që të votohet për NATO dhe BE. Gjithçka është e qartë, dilni dhe votoni për NATO-n dhe BE-në, dilni dhe votoni pra për Stevo Pendarovskin. Sepse ajo është e ardhmja, s’ ka se çfarë të vendoset. Nga njëra anë keni koncept që e forcon bashkimin. Në anën tjetër keni koncept, ku nuk ka koncept. Alternativë, pa alternativë, asgjë, zero, patate”- tha Zoran Zaev- kryetarë i LSDM-së

Zaev dhe Pendarovski u shprehën optimist sa i takon arritjes së censusit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Evi Shkopi