fbpx

Presidenti i Shqipërisë, Meta ia uron fitoren Pendarovskit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i uroi fitoren Stevo Pendarovskit si president i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Meta në një bisedë telefonike me Pendarovskin e përgëzoi atë për fitoren dhe shprehu bindjen e tij në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm mes dy vendeve, por edhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Përndryshe, mediat shqiptare raportuan vazhdimisht për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Një theks të veçantë i kanë dhënë atmosferës paqësore, të ndershme dhe demokratike si dhe arritjen e cenzusit dhe “rolin kyç të shqiptarëve në zgjedhjen e presidentit të ri”./MIA