fbpx

Prokuroria dhe MPB-ja hetojnë rrëzimin e aeroplanit “Cesnas”

Këto janë mbetjet nga aeroplani i rrëzuar një ditë më parë në vendin e quajtur Solunska Gllava, ku humbën jetën katër shtetas të Bullgarisë, të gjithë anëtarë të një familje.

Emrat e viktimave

Boshnakov Angelov Georgi i lindur më 1970

Boshnakova Georgiva Gergana e lindur më 2005

Boshnakova Georgieva Biljana e lindur 2000

Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur 1972

Kulla: A jeni ende në turbulencë?

Piloti: Jo më, tani më jemi mbi re. Niveli i fluturimit 1-6-3. Kemi konflikt me pamjen vizuale me tokën. Po përpiqemi ta shmangim një re shumë të madhe.

Këto janë audio incizimet nga kontaktet e fundit të aeroplanit “Cesna” që u rrëzua dje.  Sipas këtyre bisedave, të publikuara nga mediat bullgare, piloti kishte paralajmëruar që para tyre ka një mjegull të dendur që po mundojnë a shmangin. Kulla vendase tenton ta drejton aeroplanin në trase me qiell më të pastër me qëllim evitimin e mjegullave, ndërsa pas minutash, aeroplani zhduket nga radarët me çka humbi edhe kontakti me pilotin e Cesnas. Institucionet vendase ende nuk kanë zbuluar arsyet që shpien deri në aksidentit tragjik. Nga Ministria e Brendshme thonë se ekipe nga të gjitha organet relevante janë në teren për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Shërbimet e MPB-së, Instituti për mjekësi ligjore, Prokuroria Publike dhe Komiteti për gjurmë të aksidenteve ajrore dhe incidente serioze po kryejnë hetime nën udhëheqjen e Prokurorit Publik- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

Nga Prokuroria thonë se është siguruar perimetri dhe se ekipet hetuese po bëjnë punën e tyre për të regjistruar çdo detaj nga aksidenti. Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, gjegjësisht borës dhe terenit jo të përshtatshëm, pjesët e mbetura të aeroplanit ende nuk janë tërhequr. Aeroplani kishte nisur fluturimin nga Ohri me destinacion Sofjen. Aeroplani ka humbur nga radarët në orën 16 ndërsa.

Besian Leka