fbpx

Propozim-ligji për informacione të klasifikuara para deputetëve

Me propozim-ligjin për informacione të klasifikuara në lexim të parë, duhet të fillojë seanca e sotme e 90-të kuvendore.

Përveç kësaj pike, në rend dite janë edhe Propozim-ligji i Agjencisë për siguri kombëtare, Propozim-ligji për koordinim të bashkësisë të sigurisë-zbulimit, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të punëve të brendshme, të gjithë në lexim të parë.

Në seancë duhet të debatohet edhe për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, për Regjistrin qendror të popullsisë, të gjitha në lexim të parë.

Para deputetëve janë edhe ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacionin në rrugë të cilat duhet të miratohen në procedurë të shkurtuar./MIA