fbpx

Protesta e opozitës, SHBA-ja bën thirrje për qetësi

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes bën thirrje për ruajtjen e qetësisë. “Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit”, thuhet në reagim. Duke e cilësuar qeverinë dhe Parlamentin actual të Shqipërisë si të zgjedhura në mënyrë legjitime, ambasada e SHBA-së u bën thirrje opozitarëve që dogjën mandatin që ta lënë atë të punojë për të ardhmen e vendit. Në reagimin e ambasadës së SHBA, edhe pse theksohet se ka ende punë për të bërë, vlerësohet ecuria në Reformën në Drejtësi, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Alsat