fbpx

Protestat në Serbi, Kocijançiq: Çështjet e hapura të zgjidhen në parlament

Bashkimi Evropian konsideron se është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë, porse parlamenti “është vendi ku duhet të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura”.

Kështu deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, pas protestave që u mbajtën në fundjavë në Beograd.

“Parlamenti është vendi ku duhet të ketë hapësirë për diskutim, me qëllim që të gjenden zgjidhje të përbashkëta dhe të zgjidhen problemet e qytetarëve. Dialogu i strukturuar me shoqërinë civile është po ashtu i rëndësishëm”, tha Kocijançiq.

“Protestat duhet të mbeten të qeta dhe brenda ligjit, ashtu siç kanë qenë para kësaj fundjave. Qetësia dhe përmbajtja janë të domosdoshme”, deklaroi Maja Kocijançiq.

Protesta antiqeveritare në Beograd mbahen çdo të shtunë që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar.