fbpx

PTHP: Shpejtësia dhe frenat e autobusit shkak për aksidentin (video)

Prokuroria Themelore Publike njofton se ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt në afërsi të fshatit Llaskarcës, me ç’rastë humbën jetën 15 persona dhe 39 të lënduar.

Shkaqet që shpien deri tek aksidenti në fjalë sipas PTHP-së ka qenë shpejtësia më e madhe se e lejuara, autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 90 km/h, ndërkohë që shpejtësia e lejuar ka qenë vetëm 80 km/h. Ndërkohë që ka pasur probleme edhe me sistemin e frenimit.

Lidhur me aksidentin janë marrë në pyetje gjithsejtë 47 persona, si dhe është kryer ekspertizë nga fakulteti i makinerisë për autobusin, tahografin, si dhe ekspertizë mjekësorë për gjendjen shëndetësore të vozitësit. Hetimet flasin se në kohën e aksidentit nuk është përdorur celulari nga ana e vozitësit.

Gjatë ditës së sotme personat e ndaluar do të dalin para gjykatësit hetues në procedurë paraprake. Prokuroria për 6 personat do të kërkoj masën e paraburgimit 30 ditorë ndërsa për personin e shtatë vetëm masa kujdesi.