fbpx

Pushteti, bisedime finale për kandidatin e përbashkët

Pushteti po vazhdon ta mbajë të fshehur emrin e kandidatit të përbashkët për president. Kryeministri Zaev pritet të mbajë takim me strukturat partiake por edhe partnerët e koalicionit qeveritar. Në takim do të shqyrtohen të preferuarit për kandidat presidencial. Zaev deklaroi se kanë listë të shkëlqyer për shqyrtimin e favoritëve dhe beson se shumica e personave nga kjo listë kanë shansin të jenë president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë të Veriut. Emri i kandidatit për president të shtetit nga partitë në pushtet pritet të mësohet sonte.