fbpx

Pushteti nuk heq dorë nga rritja e pagës minimale

Edhe pse komuniteti i biznesit kundërshton, ministri i financave Dragan Tevdovski mbetet në qëndrimin për rritjen e pagës minimale. Ai shprehet se paga më e lartë minimale nuk do të shkurtojë vend pune sepse ekonomia po rimëkëmbet. Për këtë, pritet rritje e punësimeve, por edhe rritje e prodhimtarisë në kapacitetet industriale. Ministri më tej shton se pagat patjetër duhet rritur sepse pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë pikërisht nga rrogat e jo nga dividenda, huamarrje të patundshmërive apo të ardhurave të ngjashme.

Nëse rriten pagat rritet edhe standardi jetësor. Ne e rritëm pagën minimale në vitin 2017 në shtator, dhe ekzistonte një rritje e konsiderueshme, e cila nga fundi i vitit 2017 deri nga mesi i vitit 2018 bëri zhvendosje serioze të pagave, para së gjithash të atyre njerëzve me të ardhura më të ulëta – u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Tevdovski nuk tregon për sa do rritet rroga minimale, ndonëse ekonomistët thonë se maksimumi mund të jetë 13 mijë denarë. Ndryshe, paralajmërimin për rritjen e rrogës minimale, përveç pushtetit e përshëndetën edhe nga Sindikatat puna e të cilave është të luftojnë për të drejta më të mira për punëtorët. Komuniteti i biznesit nga ana tjetër reagoi se me shumë vështirësi e paguajnë rrogën minimale që prej para dy viteve është 200 euro. Shqetësim më të madh për këtë rritje shprehën afaristët e industrisë së tekstilit.

Ile Petreski