fbpx

Putin: Agjencitë e huaja të zbulimit po përpiqen të rrisin aktivitetin e tyre ndaj Rusisë

Russian President Putin attends his annual end-of-year news conference in Moscow...Russian President Vladimir Putin speaks during his annual end-of-year news conference in Moscow, December 18, 2014. The rouble edged lower against the dollar on Thursday, with traders saying President Vladimir Putin had offered few concrete measures at his end-of-year news conference to pull Russia out of a crisis. REUTERS/Maxim Zmeyev (RUSSIA - Tags: BUSINESS POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)

Moska akuzoi agjencitë e huaja të zbulimit se kanë përforcuar aktivitetet e tyre në Rusi. Në fjalimin e tij përpara Shërbimit Federal të Sigurisë, presidenti Putin bëri thirrje për punë me efikase, sidomos për të mbrojtur të dhënat për zhvillimin e sistemeve të reja të armatimeve. Por përtej akuzave të Moskës, vetë shërbimet ruse janë akuzuar për një sërë atentatesh, duke përfshirë dhe helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi agjencitë e huaja të zbulimit se kanë përforcuar aktivitetet e tyre në Rusi. Kreu i Kremlinit tha se vetëm gjatë vitit 2018 janë ndaluar qindra të tillë.

Pa dhënë shumë hollësi, Putini tha se vitin e kaluar kundërzbulimi rus ndaloi 129 anëtarë të shërbimeve të huaja dhe 465 agjentë.

Por përtej akuzave të Moskës, vetë shërbimet ruse të zbulimit janë akuzuar për një sërë atentatesh, duke përfshirë dhe helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal. Gjithashtu agjencitë daneze, çeke dhe suedeze kanë njoftuar për parandalimin e sulmeve nga agjentët rusë.

Gjithashtu Rusia është akuzuar nga Perëndimi për ndërhyrje në zgjedhje. Pa përmendur specifikimit Rusinë, kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, paralajmëroi për se zgjedhjet për Parlamentin Europian “janë vënë në shënjestrën e Moskës.

Në fjalimin e tij përpara Shërbimit Federal të Sigurisë, presidenti Ptha se puna e tyre duhet të jetë më efikase, sidomos për të mbrojtur të dhënat për zhvillimin e sistemeve të reja të armatimeve.

“Po shohim se agjencitë e huaja të zbulimit po përpiqen të rrisin aktivitetin e tyre ndaj Rusisë, duke u përpjekur me çdo qëllim për të mbledhur informacione politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike,” tha Putini.