fbpx

Qeveria me masa mbrojtëse para fillimit të sezonit të udhëtimeve

Në çfarë duhet pasur kujdes udhëtarët para se të bëjnë kontratë për një aranzhman të caktuar turistik, cilat janë gabimet më të zakonshme të këtij lloji që bëjnë konsumatorët të cilat më vonë janë edhe arsye për ankesa, cilat janë të drejtat dhe detyrimet e udhëtarëve dhe si t’i realizojnë ato ishin pjesë e disa çështjeve për të cilat u përgjigjen sot në konferencën me gazetarë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski.

„ Nga informacionet që çdo ditë drejtohen tek ne si institucion kompetent për turizmin si probleme kryesore tek udhëtarët gjegjësisht konsumatorët janë veçuar mungesa e informacioneve se Agjencitë që nuk kanë licenca nuk mund dhe nuk guxojnë të shesin aranzhmane, dhe se për çdo aranzhman duhet të nënshkruhet kontratë me agjencinë e zgjedhur, e cila më pas mundëson siguri për të dyja palët, si dhe mos leximi me kujdes i kontratës së bërë. Sa u përket agjencive me ndryshimet në ligjin për veprimtari turistike, e cila është në fazë të hartimit, do të forcohen kushtet për marrjen e licencës, kështu që presim që kjo të ngrisë nivelin e shërbimeve, reduktimin e numrit të udhëtarëve të pakënaqur, por do të ulë edhe konkurrencën e pandershme, në favor të agjencive që punojnë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin “, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai shpjegoi se sipas ligjit aktual ekzistojnë dy lloje të licencave, edhe atë Licenca A – për agjencitë që organizojnë udhëtime jashtë shtetit dhe mund të sjellin turistë në vend nga vende të tjera dhe Licenca B që e marrin agjencitë që organizojnë udhëtime brenda shtetit, por mund të shesin aranzhmane për agjencitë me Licenca A si subagjentë me ç`rast në kontratë duhet të qëndrojë cila është Agjencia me licencë A që është bartëse e aranzhmanit.

“Pra, rregulli i parë kur zgjedhim një agjenci është që ti kushtojmë vëmendje nëse agjencia është e licencuar dhe kush është bartës i aranzhmanit. Kontrollimi i agjencive mund të bëhet në regjistrin e agjencive në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë dhe bartës i aranzhmanit duhet të emërohet në vetë kontratën e udhëtimit. Kur jemi tek kontratat, ajo duhet të jetë në formë të shkruar dhe të përmbajë të gjitha elementet e ofertës, domethënë gjithçka që premtohet nga punonjësi turistik ku duhet të përfshihet edhe programi i plotë i udhëtimit “, sqaroi Bekteshi.

Nëse, megjithatë, ndodh mospërmbushje e plotë e detyrimeve nga ana e agjencisë, atëherë udhëtari duhet të raportojë të gjithë rastin në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Ministrinë e Ekonomisë. Inspektorati pasi bën kontrollën e kërkesës nëse zbulohet lëshimi atëherë dënohet agjencia por nëse e njëjta agjenci përsërit gabimin ose merr dy gjoba për kundërvajtje, Ministria e Ekonomisë sjell vendim për marrjen e licencës për punë.

„Si organ për mbikëqyrjen e tregut dhe duke dashur të veprojmë në mënyrë mbrojtëse para fillimit të sezonit të udhëtimit, ne në dy muajt e fundit kemi pasur një sërë takimesh me shkollat, sidomos me ata që janë përgjegjës për ekskursionet shkollore, pastaj odat e turizmit si dhe me agjencitë turistike, në mënyrë që të zvogëlojmë numrin e ankesave nga ana e konsumatorëve dhe të minimizojmë problemet e kësaj natyre “, tha drejtori i ISHT-së Paunovksi. Ai theksoi se ankesat e vitit të kaluar të kësaj natyre vetëm 4-5 prej tyre janë në procesin e zgjidhjes, ndërsa të gjithë të tjerët janë zgjidhur në favor të konsumatorëve.

„Konsumatorët ti kushtojnë vëmendje të veçantë blerjeve në internet, sepse ata na bëjnë më të vështirë mënyrën e reagimit kur kemi shkeljen e të drejtës së konsumatorit, nëse ata paguajnë një aranzhman online pa kontratë, pa një program udhëtimi dhe pa faturë fiskale”, theksoi Paunovski.

Garancitë e obligueshme bankare për agjencitë që do të organizojnë udhëtime jashtë shtetit janë ndër risitë në ndryshimet ligjore për veprimtarinë turistike,por ende po diskutohet për lartësinë e saj, si dhe për unifikimin e kushteve të përgjithshme për udhëtime, përmes Rregullues, sepse deri më tani të gjitha agjencitë vetë kanë shkruar kushtet, kështu që ka ndodhur edhe të jenë ndryshe. Praksa thotë se një agjenci që ka marrë një dënim, për të shmangur marrjen e një dënimi të dytë dhe heqje të licencës të bëj ndryshimin e subjektit juridik dhe të kërkojë përsëri licencë. Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë planifikon të vendosë ndalesë për kryerjen e një aktiviteti, nëse vërehen anomali të tilla tek agjencitë, të cilat do të regjistrohen përmes një sistemi elektronik,dhe i cili pritet të përmirësohet tërësisht vitin e ardhshëm.