fbpx

Qeveria: Nuk ekziston iniciativë për këmbim të përmendoreve

Nuk ka iniciativë për këmbimin e përmendoreve, thonë nga Qeveria për MIA-n pas publikimit të spekulimeve në mediet greke se ministrja greke e Kulturës ka propozuar që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athinë, ndërsa nga Athina të arrijë në Shkup përmendorja “Vrapuesi”.

“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me qëllim që të përparohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve, që do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik në rajon. Ne jemi të përqendruar në implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas Marrëveshjes, në periudhën e ardhshme të gjitha përmendoret të cilat i takojnë historisë helene do të emërohen si të tilla. Për momentin nuk ekziston iniciativë tjetër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në reagimin e Qeverisë.

Siç njoftoi korrespodentja e MIA-së nga Athina, sipas pohimeve të skulptorit dhe autorit të përmendores “Vrapuesi”, Kostas Varocos për mediet greke, ideja që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athinë, ndërsa “Vrapuesi” në Shkup ka qenë e ministres greke së Kulturës, të cilit iu transmetua në takim në Ministrinë e Kulturës të premten.

Lajmi prej mbrëmë është një prej temave kryesore në mediet greke, ndërsa ministrja e Kulturës, Mirsini Zorba, kategorikisht demanton se ka ekzistuar bisedë për këmbim të përmendoreve./MIA