fbpx

Qeveria nuk pajtohet me parashikimet e BB-së

Pavarësisht parashikimit të Bankës Botërore se ekonomia maqedonase këtë vit do të rritet për 2.9%, nga Qeveria shprehen optimist se PBV-ja në vitin 2019 do të ketë rritje më të lartë se sa projektimi prej 3.2%. Sipas zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, projeksionet e tilla bazohen në rritjen e industrisë, ndërtimtarisë dhe bujqësisë në tremujorin e parë, të cilat sipas tij janë shtyllat bazë nga të cilat varet PBV-ja. Për projektimet e Bankës Botërore konsiderojnë se janë konservatore, edhe pse na vendosën të fundit në rajon.

Po, atë që e planifikuam do ta realizojmë dhe do të jetë edhe më mirë, atë e bazojmë në bazë të fakteve reale nga të dhënat e tremujorit të parë. Në tremujorin e parë ju e dini se në janar të vitit 2019, krahasuar me janarin e vitit 2018, kemi rritje të prodhimit industrial prej 12%, shkurt , 7.3% dhe ky trend ka vazhduar edhe në muajin mars. Që do të thotë se vetëm në tremujorin e parë, prodhimi industrial ka një rritje prej rreth 9% – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër.

Përveç projektimeve më të vogla për rritjen e ekonomisë, Banka Botërore e vlerësoi negativisht edhe rritjen e pagës minimale. Ata thonë se ajo do ta godasë industrinë e tekstilit. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, aplikimi i pagës minimale e ka arritur qëllimin, është zvogëluar papunësia.

Pagat janë rritur dhe jo vetëm që janë rritur pagat më të ulëta, por ajo e ka lëvizur edhe spiralin e pagave. Pastaj shohim rritje të pagave që janë më të lartë se minimumi. Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë ka rënë- deklaroi Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Banka Botërore dje i kërkoi qeverisë të përqendrohet më shumë në reformat ekonomike. Sipas tyre, borxhi publik do të vazhdojë të rritet dhe këtë vit do të arrijë 53%.Edhe pse sipas raportit vërehet rimëkëmbje, megjithatë në dy vitet e ardhshme do të ketë rritje më të dobët në rajon.

Sa u përket vërejtjeve të investitorëve gjermanë në vend edhe Angjushev edhe Tevdovski thonë se vlerësimi nuk është aq i keq, pasi shumica e tyre kanë thanë se përsëri do të investojnë në vend. Ata vlerësojnë se bashkëpunimi me investitorët është në nivel solid dhe do të vazhdojnë të punojë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

Aleksandra Spasevska