fbpx

Qytetarët në natyrë festojnë ditën e punëtorëve

Ndërkohë që për festën e 1 Majit rrugët e kryeqyteti janë zbrazur, pak kilometra larg qendrës së Shkupit kishte atmosferë krejt tjetër.

Ndërkohë që disa vallëzonin, të tjerët përgatisnin skarën në Parkun e Sarajit i cili ishte mbushur përplot me qytetarë.  Shumica kishin vendosur ta kalonin me të afërmit, por kishte edhe nga ata që sot ditën kishin preferuar ta kalonin me shoqërinë.

Po me familjen jemi. Gjithçka në rregull është deri tani, shpresojmë edhe më mirë të bëhet”

Mirë është, por nuk është si herët e kaluara. Po mungojnë, populli mungon, ma pak njerëz ka”- theksuan qytetarët e intervistuar

Gjithkund fëmijë që loznin, rezultatet e lojës i mbanin çdonjëri sipas qejfit.

Atmosferë e ngjashme edhe në rrethinën e Tetovës. Disa nga qytetarët edhepse përgatisnin skarën ankoheshin për kushtet e punës.

Kemi dal të shëtisim. Këtë vit nuk ka aq njerëz si vitet e kaluara. Nuk i kanë kushtet e mira punëtorët. Domethënë më herët i kanë pasur më shumë kushtet. Patjetër duhet të rritet rroga

Kushtet mund të bëhen të mira këtu vetëm nëse rriten rrogat. Duhet të bëhet protestë e të gjithë punëtorëve”- u shprehën fëmijët e intervistuar

1 maji njihet si dita e protestave të përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë në vitin 1866 të cilët kërkonin të drejta të punës. Në disa vende të botës  kjo datë shënohet me protesta.

Evi Shkopi