fbpx

Qyteti i Shkupit promovon bibliotekën mobile

Biblioteka e qytetit “Vëllezërit Milladinov”, me mbështetjen financiare të Qytetit të Shkupit është furnizuar me bibliotekë mobile-Bibliobus.

Bibloteka lëvizëse-Bibliobus është automjet i përshtatur, i pajisur me libra për nxënës dhe ka për qëllim promovimin e librit, zhvillimin e kulturës së leximit tek fëmijët.

Bibliobusi do të vizitoj disa komuna në periferi të Shkup dhe do tu shërbej nxënësve të gjithsej 19 shkollave.

Biblioteka mobile do të operon pesë ditë në javë, nga shtatori deri në qershor, dhe do të vizitoj shkollat ​​sipas një plani të paracaktuar.