fbpx

Radhë të gjata para vendvotimeve në Shutkë

Në komunën e Shutkës në këto orë të pasdites është paraqitur një fluks i madh votuesish para qendrave të votimeve. Krahasuar me orët e paradites numri është shtuar ndjeshëm në orët e pasdites ku dhe shihen radhë të gjata para vendvotimeve të kësaj komune. Ndërkohë deri në orën 15:00 pjesëmarrja ka qenë rreth 3 % më i madh se numri i votuesve që kanë votuar deri në këtë orë krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve.