fbpx

Rama-grave: Afrohuni për vallëzim, jo për të më shqyer mua (video)

Ndërsa opozita dhe mbështetës të saj në Shqipëri përplaseshin me policinë, kjo nuk i ka prishur aspak humorin kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili kishte mbledhur gratë në qytetin e  Fierit për të festuar 8 Marsin, Ditën e Gruas. Nuk iu desh mund i madh, pasi në pak sekonda gratë vërshuan drejt skenës dhe u hodhën në kërcim.

Për të mos e zgjatur me fjalë, unë mendoj që të gjitha ju duhet të vini këtu, në arenë dhe ku është ai Gaz, Gaz, Gaz….po, gjej një muzikë për vallëzim, por jo ai vallëzimi grua me grua, por për festë dhe protestë.Afrohuni tani, afrohuni, për vallëzim, jo për të më shqyer mua, por për vallëzim. Hajde, hajdeni mor futuni tani. Ore, Gazi, për vallëzim, jo për mua, për vallëzim.Ore ka muzikë këtu apo jo?! Hajde !- u tha Rama grave të Fierit. 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1083293161843348/?epa=SEARCH_BOX