fbpx

Rama: PD dhe LSI po godasin Shqipërinë, në qershor i pret një tjetër humbje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën “Përgjigja ime” ka deklaruar se dy partitë më të mëdha opozitare PD dhe LSI, i tremben humbjes së zgjedhjeve të qershorit, duke shtuar se baltosja nga ana e tyre po ndikon në imazhin e vendit.

“Shumica nuk e do baltosjen dhe ziftosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Përkundrazi e vuajnë sinqerisht dhe e dënojnë moralisht një qasje të tillë prej humbësit pa pikë dinjiteti, që janë gati t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017-ës, unë i dhashë atij gjithçka që kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra, rezultati nuk kontestohet, dhe se Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që këto dy pika të harroheshin, dhe të fillonte avazi i vjetër, për të arritur kulmin së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS, sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe si motrën e saj LSI, e cila është prurësja dhe mishëruesja e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI, nuk dot kishte as shitblerje vote në Shqipëri, dhe këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë dhuna e shfaqur në protestat e opozitës dëmton imazhin e Shqipërisë, e cila sipas tij përkthehet në dekurajim të turizmit dhe ulje të ekonomisë.