fbpx

Ramos : Vazhdojmë të luftojmë për titullin

Real Madrid është mposhtur nga Barcelona 1-0 në Bernabeu dhe titulli sa vjen e bëhet më i pamundur. Pas ndeshjes, ishte kapiteni i Los Blancos ai që foli për gazetarët.

E kemi dominuar ndeshjen, por në futboll vlejnë golat. Sot kishim një mundësi të mirë, por nuk ishte e thënë. Duhet të urojmë Barça-n. Kemi luajtur dy ndeshje shumë intensive dhe pa pasur kohë për t’u rikuperuar siç duhet. Lamtumirë titullit? Ata kanë bërë një hap të rëndësishëm. Është mëkat që distanca është kaq e madhe, por do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Gjithçka është e mundur. Ndaj Messi-t ishte një ndërhyrje aksidentale. Nuk e bëra me dashje. Ai nuk e mori mirë, por çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë”