fbpx

Rashford: Pritja në prag të penalltisë, ishte pjesa më e vështirë

PARIS, FRANCE - MARCH 06: Marcus Rashford of Manchester United celebrates scoring a goal to make the score 1-3 during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 6, 2019 in Paris, France. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)

Markus Rashford ishte heroi i Mançester Junajtedit teksa në kohën shtesë të takimit i dha kualifikimin skuadrës me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë ndaj PSZH.

Çfarë po mendoja te penalltia? Të qëndroja i qetë. Unë e praktikoj çdo ditë në stërvitje dhe doja ta bëja. Pritja në prag të penalltisë teksa arbitri po shihte VAR ishte pjesa më e vështirë. Rëndësi ka që shënova dhe skuadra fitoi. Me gjithë mungesat që kishim në skuadër, çdo gjë dukej se ishte kundër nesh, por jemi mësuar të mbijetojmë në këto momente dhe tani mund të festojmë. Të gjithë lojtarët që ishin në fushë sot janë gati të japin kontributin e tyre, ashtu siç e dhashë unë dy vite më parë kur erdha tek ekipi i parë,” tha mes tjerash sulmuesi i “Djajve të Kuq”.