fbpx

RDK mbështet kandidatin konsensual, Stevo Pendarovski

Në mbledhjen e Kuvendit qendror të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) të mbajtur sot, me unanimitet të plotë u konfirmua mbështetja për kandidatin konsensual për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

“RDK vlerëson se mbështetja e kandidatit konsensual ndodh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo kandidaturë ka kuptim të përkrahet dhe të votohet sepse nënkupton pranim të barabarësisë të të gjithë qytetarëve të vendit. Votimi pro kandidatit konsensual, është dëshmia më e fortë që jep legjitimitet të përhershëm të Marrëveshjes së Prespës, ndryshimeve kushtetuese, si dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve. Votimi kundër kandidatit konsensual, ose abstenimi, nuk është asgjë tjetër përpos tentim për të deligjitimuar arritjet e deritanishme, për të deligjitimuar Marrëveshjen e Prespës, ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndryshimet kushtetuese dhe barabarsinë e plotë të të gjith qytetarëve”, thuhet në njoftimin e RDK-së.