fbpx

Regjim i posaçëm në rrugët e Shkupit

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, Shkup, më saktësisht rripi “Ringu i madh”, sot nga ora 6 deri në orën 19 do të ketë ndalesë dhe kufizim në komunikacion dhe ai do të jetë i riorientuar në rrugët rreth qendrës në Shkup, me qëllim të zhvillimit të tij të papenguar.

“Në këtë periudhë kohore do të formohet “Zonë restriktive” e lëvizjes, në të cilën për automobila tërësisht do të mbyllen rrugët: rr. “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rr. “Dimitrie Çupovski”, rr. “Dame Gruev”, rr. “Maqedonia”, rr. “Vasill Gllavinov”, rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, rr. “Shën Klimenti i Ohrit” (avokat) dhe rr. “Ilo Vojvoda”, informojnë nga NQP.

Rrugët nëpër të cilat do të lejohet lëvizja e automjeteve që lëvizin në komunikacion të rregullt me qëllim që të mundësohet zhvillim i papenguar i komunikacionit gjatë vizitës zyrtare të papës, janë: bul. “Koço Racin”, rr. “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri te udhëkryqi me bul. “Boris Trajkovski”, rr. “Shën Qirili dhe Metodi”, bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, bul. “Aradhat Partizane”, rr. “Samoillova” dhe bul. Goce Dellçev”.

Lidhur me rregullat e posaçme të komunikacionit të qarkullimit të automobilave në trasenë prej Aeroportit Ndërkombëtar Shkup deri në zonën qendrore të qytetit të Shkupit sot në intervalet kohore prej orës 07:30 deri në orën 9, si dhe prej orës 17 deri në orën 18.30, komunikacioni nëpër bul. “Aleksandri i Maqedonisë” nga dalja e Shkupit në Autokomandë, drejt aeroportit, do të jetë i mbyllur në dy korsi të bulevardit dhe do të riorientohet në rrugë dytësore.

Në trasenë Veles-Shkup, gjatë këtij intervali kohor, komunikacioni për hyrje dhe dalje në Shkup do të zhvillohet përmes trasesë Milladinovc-Idrizovë-Maxhari. Në trasenë Kumanovë-Shkup, në daljen Milladinovc (te rafineria), komunikacioni do të riorientohet drejt Unazës së Shkupit, në të cilën hyra e parë e lejuar në qytetin e Shkupit do të jetë dalja në Radishan.

Në zonën “Ringu i vogël” do të qaset përmes tetë hyrjeve në të cilat MPB-ja do të ushtrojë kontrolle të sigurisë të të gjithë qytetarëve, si dhe kontrollim të letërnjoftimit ose pasaportës. Këto janë hyrjet e vetme në të cilat do të lëshohen qytetarët të cilët do të drejtohen drejt Sheshit Maqedonia:

te Gjykata Administrative në rr. “Orce Nikollov”, te hoteli Meriot në rr. “Maksim Gorki”, te kafeja Trend në rr. “Dimitrie Çupovski”, te Ministria e Financave në rr. “Dame Gruev”, te Enti për statistikë në rr. “Dame Gruev”, te Pellagoni në rr. “Dimitrie Çupovski”, te Porta Maqedoni në rr. “11 Tetori”, në anën e parme të QTQ drejt Sheshit.

Urat për këmbësorë në lumin Vardar (Ura e Gurit, Ura Syri dhe Ura e Artit) do të jenë tërësisht të mbyllur për qarkullim, si edhe Bregu “13 Nëntori” nga të dyja anët e lumit.

Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë ose punojnë rreth sheshit “Maqedoni” do të kenë qasje të papenguar deri te vendbanimet e tyre, gjegjësisht vendet e punës, përmes kalimit të njërit prej hyrjeve të caktuara. Është me rëndësi që me vete të mbajnë dokument për identifikim. Brenda në zonë do të kenë qasje të lirë deri te të gjitha lokacionet, përveçse në zonën e mbyllur në vetë sheshin, për të cilin nevojitet biletë për pjesëmarrje në liturgjinë. Qasja për automjetet motorike, biçikletat, motoçikletat dhe ngjashëm është e ndaluar në zonën e siguruar “Ringu i vogël”.

Hartën e plotë interaktive nga vizita e papës mund ta shihni në lidhjen vijuese në internet-https://www.google.com/maps/d/viewer?mid=1s3pH9_P_eLfWft6MceurZzGeZmvvxmh6&ll=41.99551418332732%2C21.43057529777684&z=15

Ndryshimet e plota dhe rregullat e qarkullimit mund t’i shihni në internet lidhjen e ardhshme – https://papa.mk/soobrakjaj/

Ndryhsimet e plota  për qarkullim të autobusëve në transportin urban mund t’i shihni në lidhjen e ardhshme të internetit –  http://jsp.com.mk/vest.aspx?vest=912 .