fbpx

Rekord në NBA, Uestebruk reshtohet pas Çemberlejnit

Ylli i Oklahoma Sitit, Rasel Uestbruk, është basketbollisti I dytë në historikun e NBA-së , i cili ka arritur që të shënojë “Tripëll – Dabëll” duke shënuar së paku 20 pikë dhe po aq kërcime dhe asiste. Në fitoren bindëse ndaj Los Anxhelos Lejkers me rezultat 109 – 103, Uestbruk shënoi 20 pikë, 20 kërcime dhe 21 asiste. Arritjen e re , ylli I Oklahomës ia dedikoi repistit të vrarë, disa ditë më parë, Nepsi. I vetmi basketbollist që ka një arritje të tillë para Rasell Uestbrukut është basketbolisti legjendar Uilt Çemberlejn.