fbpx

Revizori, dyshime për raportet financiar të MPJ-së

Revizioni shtetëror dyshon se Ministria e punëve të Jashtme nuk i tregon në mënyrë objektive raportet financiare. Këtë formulim revizorët e nënvizojnë në revizionin e bërë në këtë dikaster për vitin 2017. Në dokument, revizioni ka zbuluar se pjesa më e madhe e përfaqësive diplomatike-konsullore funksionojnë pa ambasador apo konsull të përgjithshëm. Përfshirë fundin e vitit 2017, nga 57 ambasada, 21 funksionojnë pa ambasador.

Gjendja e sipërshënuar, përfaqësitë diplomatike-konsullore t’i kryejnë punët pa funksionar dhe në kushte kur kompetencat që parashihen t’i kryejnë në nivelin më të lartë të hierarkisë, janë dërguar në nivelin më të ulët dhe nuk janë në përputhje me Ligji për punë të Jashtme dhe Ligjin për kontroll të brendshëm publik financiar – thuhet në raportin e revizionit për MPJ-në.

Revizorët gjithashtu kanë konstatuar probleme në zbatimin e Ligjit për furnizime publike gjatë zbatimit të procedurave për ndarjen e kontratave për furnizimet publike në ambasada. Revizioni gjithashtu ka treguar se thuajse 355 mijë euro të miratuara për një qëllim janë shpenzuar për diçka tjetër, pa pëlqim obligativ nga Ministria e Financave. Gjegjësisht, ambasadat nuk i kanë kthyer në buxhet mjetet e pashfrytëzuara gjatë vitit.

Saldoja e llogarisë devizore dhe arkës devizore që janë të hapura për nevojat e përfaqësive diplomatike- konsullore është 212 mijë euro, që si mjete të pashfrytëzuara buxhetore më datën 31.12 nuk janë kthyer në buxhet – shkruan në raport.

Revizioni zbulon se në 70 për qind të ambasadave është angazhuar personal nga popullata lokale. Angazhimi i tyre është paguar me të holla në dorë përmes arkës devizore dhe për këtë janë shpenzuar 937 mijë euro. Raporti përfshin vitin 2017 ndërsa si persona përgjegjës përmenden ish ministri Nikolla Popovski dhe ministri aktual, Nikolla Dimitrov. Edhe pse shërbimi i MPJ-së ka dërguar vërejtje për rezultatet e Raportit, revizorët nuk kanë pranuar asnjë prej tyre.

Bojan Stojanovski