fbpx

Ribery dhe Robben do t’i thonë lamtumirë Bayernit

Pas më shumë se një dekade në “Allianz Arena”, Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga Bayern Munich. Francezi dhe holandezi janë futur në ditët e fundit të qëndrimit të tyre në Gjermani, me kontratën që skadon në qershorin e këtij viti.

Edhe pse në një moshë të madhe, interesi për ta është i lartë. Interes për Ribery kanë shfaqur skuadra nga Australia dhe Katari, me këto të fundit që duket se përmbushin edhe kërkesat e 35 vjeçarit.

Siç bën me dije gjermania “Kicker”, francezi ka marrë një ofertë faraonike nga skuadra e Al-Sadd, ekip ku aktivizohet edhe ish-ylli i Barcelonës, Xavi Hernandez. Ndërkohë, interes për Robben kanë shfaqur skuadra si Inter, PSV dhe Groningen.