fbpx

SHBA-të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

SHBA-të presin anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në NATO, deklaroi ndihmës sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit për Evropë dhe euroazi, Filip Riker. Gjatë qëndrimit në Shkup, Riker i cili ka qenë edhe ambasador i SHBA-ve në Shkup, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të mbështesin aspiratat e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të siguruar anëtarësim në Bashkimin Evropian duke synuar qeveri më tranparente dhe të përgjegjshme, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe sektor civil të përkushtuar.

Kjo marrëveshje (Marrëveshja e Prespës) hapi rrugën për Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohet NATO-s si anëtare e saj e 30. Shpesh kemi folur për faktin se aty ka vend për një shtyllë të një flamuri të bukur, dhe vërtetët presim që kjo arrihet. Për derisa Maqedonia e Veriut punon që t’i bashkohet NATO-s si anëtare e 30 dhe më tej për integrim evropian, aleatët e NATO-s garojnë për të qenë të parat për të ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO- deklaroi Filip Riker, ndihmës/sekretar i ardhshëm amerikan i shtetit për Evropë dhe euroazi.

Zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani deklaroi se tashmë kur Maqedonia e Veriut ka përmbushur pjesën e saj të obligimeve, pret që edhe Brukseli të bëjë pjesën e tij.

Është kënaqësi të prezantoj këto ditë një vend që globalisht paraqet një histori suksesi. Është historia e Maqedonisë së Veriut, realiteti i ri në Evropën Juglindore, një vend i cili vetëm njëzet muaj më parë ishte një histori tjetër e mërzitshme ballkanike, me konflikte të hapura politike me dy fqinj, të dy anëtare të NATO-s dhe BE-së, sfida të brendshme, marrëveshje të pambylla paqësore prej para 18 vitesh dhe kërcënime të brendshme nga institucioneve të kërcënuara demokratike- tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Riker i cili aktualisht është zëvendës civil dhe këshilltar politik i komandantit të komandës evropiane të forcave ushtarake të SHBA-ve, në Shkup takoi edhe ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe disa nga liderët politik, kurse më vonë do të takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev.

Fatlume Dervishi