fbpx

Rreth 84 milionë njerëz do të votojnë për herë të parë në Indi

Brenda më pak se një muaji, procesi më i madh demokratik në botë do të fillojë në Indi. Nga 900 milionë banorë me të drejtë vote, 84.3 milionë njerëz do të votojnë për herë të parë. Por çka kërkojnë ata nga përfaqësuesit e tyre?

Sipas studentes 22-vjeçare, Shreeparna Chatterjee, e cila do të votojë për herë të parë, ajo që politikanët duhet të promovojnë më tepër është toleranca.

Procesi i votimit do të zhvillohet në shtatë faza të ndryshme nga data 11 prill deri më 19 maj, ndërsa rezultatet do të publikohen më 23 maj. Qeveria nacionaliste e kryeministrit Narendra Modi, e cila kishte ardhur në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, do të sfidohet nga partia opozitare “Kongresi”.

Para pesë vjetësh, partia “BJP” kishte arritur ta siguronte një numër rekord të ulëseve në kuvend, 282. Sidoqoftë, kritikët po e akuzojnë partinë e kryeministrit për thellim të polarizimit fetar me qëllim të fitimit të përkrahjes nga shumica hinduse.

Chatterjee thotë se ende nuk ka vendosur se për cilën parti do të votojë në këto zgjedhje, por se dëshiron të shohë ndryshime në klimën e ashpër politike