fbpx

Rriten tensionet në mes ShBA-së dhe Rusisë për situatën në Venezuelë

Venezuela's President Nicolas Maduro attends a rally in support of his government and to commemorate the 61st anniversary of the end of the dictatorship of Marcos Perez Jimenez next to his wife Cilia Flores in Caracas, Venezuela January 23, 2019. Miraflores Palace/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido, ka bërë thirrje për përshkallëzim të protestave për të detyruar Presidentin Nicolás Maduro të heqë dorë nga pushteti.

Guaido u bëri thirrje të punësuarve publikë të veprojnë të enjten, duke thënë se ndërprerjet do të çonin në një grevë të përgjithshme.

Një grua u vra dhe dhjetëra persona të tjerë u plagosën kur protestuesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në Karakas të mërkurën.

Maduro ndërkohë hodhi poshtë pohimet se ka qenë i gatshëm të largohej dhe akuzoi SHBA për drejtimin e një grushti shteti.

“Ata që përfshihen do të dënohen”, tha ai.

Tensionet rreth krizës po rriten gjithashtu midis SHBA dhe Rusisë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA mund të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur krizën dhe akuzoi Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e vendit me mbështetjen e tyre për Maduron.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Pompeot se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës është destruktiv dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare