fbpx

Rritet kriza në Kanada, dorëhiqet ministrja e Trudeau

Njëra nga ministret e kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka dhënë dorëheqje duke thënë se ka humbur besimin në mënyrën sesi qeveria ka trajtuar hetimin për korrupsion.

Presidentja e Bordit të Thesarit Jane Philpott tha: “Unë duhet t’i përmbahen vlerave të mia kryesore, përgjegjësive të mia etike, detyrimeve kushtetuese”.

Trudeau tha se ishte i zhgënjyer nga dorëheqja, por e kuptonte atë.

Ai ka mohuar ndërhyrjen politike për të mbrojtur firmën inxhinierike SNC-Lavalin nga një gjyq për ryshfet.

Konservatorët e opozitës javën e kaluar i bënë thirrje Kryeministrit Liberal të japë dorëheqjen.

Konservatorët e opozitës javën e kaluar i bënë thirrje Kryeministrit Liberal të japë dorëheqjen.

Një sërë anketash tregojnë se popullariteti i z. Trudeau është duke rënë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në tetor.