fbpx

San Antonio befason kampionin aktual, fiton edhe Denveri

San Antonio ka mundur 111-105 Golden Stejtin, në një përballje e dominuar nga skuadra e Spurs. Fitorja e 42-të sezonale për San Antonio, që hedh një hap të madh drejt konsolidimit në një vend në play off në Perëndim. Pavarësisht humbjes, Golden state e Denver kanë siguruar kualifikimin për në play off në këtë Konferencë. Jashtë fushe fiton skuadra e Denverit, që mundi 114-105 Bostonin. Majami befason Oklahomën, duke fituar 116-107 jashtë fushe. Skuadra e Çikagos, falë 24 pikëve të Lopez, mundi Feniksin, fitore që mbeti për statistikë. Ekipi i Nju Orlinsit mundi 129-125 Dallasin, pas kohës shtesë, me të zakonshmin Randle që realizoi 30 pikë, duke qenë lider në fushë për miqtë. Fiton edhe Portland, që triumfoi 106-98 ndaj Indiana-s.