fbpx

Sarri “shpëton”, Çellsi shënon fitore në transfertë (video)

Çelsi ka arritur të mposhtë në transfertë me rezultatin 1-2 skuadrën e Fulhamit, duke hedhur një hap të rëndësishëm për një vend në Kupat e Europës. Të besuarit e Sarrit, kanë kaluar në avantazh në minutën e 20 me anë të Higuain i cili ka realizuar në këtë mënyrë golin e tij të tretë me fanellën e Çelsit. Në minutën e 27 ka qenë radha e Çembërs për të barazuar përkohësisht në 1-1, ndërkohë që vetëm 4 minuta më vonë, Zhorzhinjo ka kaluar në avantazh për herë të dytë skuadrën e Çelsit. Në pjesën ne dytë, nuk kanë munguar rastet e tjera për gol, por dy skuadrat nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në këtë takim, Sarri ka rikthyer titullar portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga që rikthehet titullar pas atij incidenti në Kupën e Anglisë. Sakaq, Brendan Roxhers e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të Leisterit pasi është mundur nga Uatfordi me rezultatin 2-1.