fbpx

Seanca për rastin “Monstra” vazhdon me dyer të mbyllura

Në Gjykatën Penale të Shkupit, mbrapa dyerve të mbyllura për opinionin, sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”. Në seancën edhe sot do të vazhdohet me nxjerrjen e provave të marra nga masat e veçanta hetuese, gjegjësisht komunikimet që i ka siguruar MPB në vitin 2012 nëpërmjet përgjimeve të telefonave celular të të akuzuarve.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Në seancën e fundit u prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese, por opinioni është përjashtuar. Rasti “Monstra” në muajin shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e mori PSP-ja.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovki, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuar Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit, dhe i liroi në iri të dënuarit Agim Ismailoviq, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së aktgjykimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.