fbpx

Seanca të komisioneve kuvendore për çështje evropiane, për sistem politik dhe ligjdhënës-juridik

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisionit ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për Çështje Evropiane janë ligjet për informacione të klasifikuara, për Agjencinë për siguri kombëtare, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të punëve të brendshme Propozim-ligji për koordinim të sigurisë – bashkësisë për zbulim të Republikës së Maqedonisë të Veriut, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj”, të gjithë në lexim të parë.

Komsioni për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë sot do të mbajë dy seanca. Para anëtarëve të këtij Komisioni do të gjenden Propozim-ligjet për përmbarimin e sanksioneve në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për Regjistrin Qendror të popullsisë në lexim të parë.

Dy seanca do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik./MIA