fbpx

Seanca të reja për lëndët “TNT” dhe “Tarifa” të PSP-së

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për rastet “TNT” dhe “Tarifa” të PSP-së.

Lënda “TNT” gjendet në procedurë dëshmie dhe e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit banesor “Kozmos” të Fiat Canoskit.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”.

Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.