fbpx

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni Ligjdhënës-juridik,  Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale dhe Transport, Lidhje dhe Ekologji.

Komisioni Ligjdhënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në njërën do të debatojë për Propozim-ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronik, ndërsa në tjetrën për Propozim-ligjin për përmbarimin e sanksioneve.

Propozim-ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike është në rend dite edhe të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, ndërsa para Komisionit për Punë janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune dhe Propozim-ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi./MIA