fbpx

Seancë e re për rastin “Spiuni”

Në gjykatë për sot është caktuar seancë edhe për lëndën “Spiuni”. Në procedurën e shkallës së parë për këtë rast u dënuan të gjithë 19 të akuzuarit. Dënimin më të lartë me burg e mori i akuzuari i parë, Marjan Efremov, ndërsa mes të dënuarve për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete janë edhe ish-gjenerali i njësisë “Luanët”, Goran Stojkov, ish-drejtori i Drejtorisë për parandalim të larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish-funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski.