fbpx

Sebastian Kurc kërkon suspendim gjashtë mujor për partinë e Viktor Orbanit nga EPP-ja

Kancelari austriak Sebastian Kurc sot deklaroi se partia Fides e kryeministrit hungarez Viktor Orban do të duhet të marrë suspendim gjashtëmujor nga anëtarësimi në Partinë Popullore Evropiane (EPP).

Para largimit drejt Brukselit në takim të EPP-së, Kurc deklaroi se do ta mbështes idenë e kandidatit të Partisë Popullore Evropiane për kryetar të ardhshëm të Eurokomisionit, Manfred Veber për suspendim të Fides për një periudhë gjashtëmujore.

Kurc, i cili është lider i Partisë Konservative Popullore austriake (OVP), deklaroi se propozimin e Veberit e mbështesin edhe Unioni Demokratik Krestian gjerman (CDU) i kancelares Angela Merkel dhe partia e saj të binjakëzuar, Unioni Bavarian Kristina (CSU).

EPP, e cila i bashkon partitë demokristiane dhe konservative nga Evropa, muajve të fundit në disa raste e kritikoi Fides-in – Aleanca Hungareze Civile të Orbanit për shkak të retorikës së tij antiemigruese dhe populiste të djathtë, si dhe për shkak të politikave për kontroll mbi gjyqësinë dhe mediet dhe kufizimin e punës së organizatave joqeveritare.