fbpx

Sekuestrohen 10 milionë tableta metamfetaminë

10 milionë tableta metamfetaminë u sekuestruan këtë fundjavë në Myanmar, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drogave sintetike.

Dy operacione policore u ndërmorën në rajonin Magway, në qendër të vendit dhe në distriktin e Maungdaw, në shtetin Rakhine, skenë e krizës së myslimanëve rohingas, në perëndim të vendit.

‘’Ky është sekuestrimi më i madh gjatë këtij viti në vend dhe sasia më e madh e kapur ndonjëherë në rajonin e Maungdaw”, deklaroi sot për median një zyrtar i policisë, Win Ko Ko, duke konfirmuar një informacion të publikuar në median zyrtare.

Tabletat e sekuestruara në shtetin e Rakhines kishin si destinacion Bangladeshin fqinj.