fbpx

Serbia nuk i dërgon notë proteste Austrisë për mbishkrimin “UÇK”, thotë Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do t’i dërgojnë notë proteste Austrisë pas vizatimit të një mbishkrimi “UÇK” ditë më parë në Ambasadën e Serbisë në Vjenë.

“Nuk do ta bëjmë këtë sepse Austria nuk është përgjegjëse si shtet, përveç për faktin se ambasada nuk ka qenë e siguruar  por që tash duhet kushtuar më shumë vëmendje zyrave konsullore”, ka thënë Daçiq.

“Ne provojmë që t’i sigurojmë të tyre, por që kjo nuk kontribuon në parandalimin e incidenteve, kjo nuk është zgjidhja”.