fbpx

Serhi Samper i bashkohet Iniestës te Visel Kobe

Serhi Samper ka prishur marrëveshje me Barcelonën për të vijuar karrierën e tij te Visel Kobe në Japoni, aty ku luajnë Andres Iniesta, Lukas Podolski dhe David Vilja. Samper ka luajtur në total në 13 ndeshje për katalanasit, debutimin e tij e bëri në sezonin 2014-15 në një ndeshje përballë APOEL, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Mesfushori me tipare mbrojtëse qëndroi deri këtë sezon në kontratë me Barcelonën edhe pse i kaloi i huazuar, fillimisht te Granada e më pas dy sezone te Las Palmas. Nga ky largim Barcelona nuk përfiton asnjë të ardhur edhe pse spanjolli ka dalë nga akademia “La Massia”.