fbpx

Sërisht ai , sërisht Zlatan Ibrahimoviç (video)

Ka nisur sezoni i ri në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) dhe që në javën e parë ka shkëlqyer sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic. 37-vjeçari ka realizuar golin e fitores në suksesin 2-1 që skuadra e tij e LA Galaksi arriti ndaj Çikago Fajr, ndeshje e luajtur në Los Anxhelos. Një gol “normal” ky i Zlatan, por që ka rëndësi, pasi u shënua 10 minuta nga fundi. Në fillim ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, në minutën e 49-të (shënoi Sapong). Por shpejt vjen rikuperimi i Galaksit, që barazon shifrat me Steres në minutën e 68-të. Më pas, në minutën e 80-të vjen goli me kokë i Ibrahimovic, që përfiton nga një “devijim”, pasi fillimisht topi goditi traversën e portës kundërshtare e më pas Zlatan e dërgoi atë në rrjetë. Kështu, suedezi tregoi se edhe këtë sezon do të vijojë të befasojë me paraqitjet e tij, ku synon titullin kampion.

 

https://www.youtube.com/watch?v=uzxO3sjft3o