fbpx

Sërisht sfida Deontej – Fjuri, do të zhvillohet në 2019?!

Shelli Finkel, menaxheri i boksierit amerikan Deontej Uajllder, ka deklaruar se pavarësisht se revanshi mes kampionit të botës dhe britanikut Tajson Fjuri është shtyrë pa afat, ai beson se një ditë do të zhvillohet. Sfida e parë mes tyre u mbyll në barazim dhe fillimisht palët ranë dakord që revanshi të zhvillohej në maj të 2019-ës, por më pas marrëveshja u anulua.

Kur të plotësohen kushtet do ta zhvillojmë këtë sfidë. Deontej e dëshiron shumë ta zhvillojë këtë përballje të dytë me Fjurin dhe do ta organizojmë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Finkel.

Uajlder, 40 fitore dhe 1 barazim në karrierën e tij, pritet të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë VBC, më 18 maj ndaj Dominik Breazeale, në sfidën e planifikuar të zhvillohet në Nju Jork.

Ne u mërzitëm kur mësuam se revashi u shty, por marrëveshja verbale është ende në fuqi dhe mund të duelojmë me Fjurin në pjesën e dytë të këtij viti. Besoj se kushtet do të krijohen shumë shpejt për t’u ulur sërish në bisedime dhe të zhvillojmë një tjetër duel të madh”, tha Finkel.

Fjuri do të vijojë të duelojë në Amerikë, por ende nuk dihet se cili do të jetë rivali i tij.